AktualitetRajoniTë fundit

“Ndizet nga zjarret Mesdheu”: Vazhdojnë evakuimet

Franca ka evakuuar mbi 16.000 persona të rrezikuar nga zjarret në jugperëndim të vendit, teksa Spanja, Kroacia dhe Greqia po përballen po ashtu me zjarre.

Autoritetet në rajonin Zhironde të Francës, kanë evakuuar rojet në kampet e turistëve, pasi paraprakisht u evakuuan edhe turistët. Zjarret janë përhapur edhe në zonat e Test-de-Buh dhe në Landiras.

Në jug të Spanjës, mbi 3.200 persona janë larguar nga zjarret në kodrat e Mijas, edhe pse disa më pas u kthyen në shtëpitë e tyre.

Zjarret në veri të Spanjës.
Zjarret në veri të Spanjës.

Zjarret në Portugali aktualisht janë vënë nën kontroll.

Por, në ditët e fundit, mbi 1.000 vdekje i janë atribuuar të nxehtit në Portugali dhe Spanjë.

Kodrat e Mijas në Spanjë gjenden jo larg Malagës, që është një zonë turistike. Gjetkë në Spanjë, zjarret janë përhapur në Kastilla i Leon, Galci dhe Ekstramadura.

Në mbarë Mesdheun, nga Maroku në perëndim dhe në Kretë në lindje, mijëra zjarrfikës dhe shumë avionë janë dislokuar. Që prej 12 korrikut, i gjithë rajoni po përballet me temperatura të larta.

Franca dhe Britania përgatiten për temperatura rekorde

Më 18 korrik, Franca dhe Britania janë në gatishmëri të lartë pasi priten të përballen me temperatura të larta.

Meteorologët thanë se në 15 zona në Francë do të ketë temperatura ekstreme dhe është shpallur gjendje alarmi, ndërkaq Qeveria britanike është kritikuar se ka dështuar ta trajtojë seriozisht emergjencën e temperaturave të larta.

Shkencëtarët kanë fajësuar ndryshimet klimatike për valën e të nxehtit dhe kanë parashikuar se do të ketë episode më të shpeshta dhe më intensive të motit ekstrem, sikurse valët e të nxehtit dhe thatësira.

Meteorologët thanë se të hënën temperaturat në jug të Francës do të arrijnë mbi 42 gradë Celsius, ndërkaq në Britania pritet të përballet me temperatura deri në 40 gradë, që janë temperatura rekorde.

Për shkak të të nxehtit ekstrem, 11.000 hektarë pyje janë djegur në Francë, teksa Spanja tha se aktualisht ka 20 zjarre që janë jashtë kontrollit në pjesë të ndryshme të vendit. Spanja tha se deri më tani janë shkatërruar rreth 4.500 hektarë tokë.

Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar se do të dërgojë avionë shtesë dhe zjarrfikës në pjesët më të prekura.

“Në disa zona në juglindje të vendit, i nxehti do të jetë apokaliptik”, tha për APF-në meteorologu Francois Gourand.

Temperaturat më të larta me të cilat po përballet Evropa, shënuan rekord në Portugali më 14 korrik, teksa ky shtet regjistroi temperaturë prej 47 gradë Celsius./rel

 

Fraksion.com