AktualitetPolitikëTë fundit

Merret në SPAK ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja mbërrin në Prokurorinë e Posaçme.

Beqja do të merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit.

Kjo është hera e parë që ish-ministri Beqja, aktualisht deputet i PS pyetet nga SPAK.

Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit.

Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit.

Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata.

Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh.

 

Fraksion.com