AktualitetTë fundit

Avokatët e Elbasanit dhe të Korçës i kthehen sot zhvillimit të masave të sigurisë

Pas mbarimit të afatit 10-ditor të vendosur për anulimin e masave të sigurisë, avokatët në Elbasan i janë rikthyer këtë të hënë zhvillimit të tyre.

Sa i përket seancave të tjera gjyqësore, Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të mblidhet të enjten për të vendosur.

Ndërkohë, edhe kryetari i dhomës së avokatisë në Korçë ka bërë me dije se avokatët do të rikthehen në zhvillimin e masave të sigurisë.

Për seancat gjyqësore, do të vijojë bojkoti pa afat.

Këto masa nga avokatët vijnë si shenjë proteste për kundërshtimin e hartës së re gjyqësore, që shkrin gjykatat e rretheve në atë të apelit në Tiranë. Sipas Dhomave të Avokatisë ky vendim është në dëm të qytetarëve.

 

Fraksion.com