AktualitetBota+Të fundit

Abramovich i kërkon BE-së 1 milion euro dëmshpërblim

Oligarku rus Roman Abramovich i ka kërkuar Bashkimit Europian që të heqë sanksionet e vendosura ndaj tij.

Duke iu drejtuar Këshillit Europian, Abramovich kërkon gjithashtu dëmshpërblim mbi 1 milion euro për fondacionin bamirës të krijuar pas shitjes së Chelsea-t si dëmshpërblim për dëmin e pësuar.

Një fakt i tillë raportohet nga mediat ndërkombëtare.

Sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Abramovich burojnë nga afërsia e tij me Presidentin rus Vladimir Putin.

Abramovich, i cili ka gjithashtu nënshtetësi portugeze, pretendon se sanksionet shkelnin të drejtat e tij si qytetar i Bashkimit Europian.

 

Fraksion.com