Life StyleTë fundit

A është single Mozzik?

Reperi i njohur Mozzik e nisi verën me një synim mjaft të qartë “Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”.

Mesa duket planet nuk kanë ecur sipas parashikimeve pasi së fundmi në një bisedë virtuale me fansat, ai ka shprehur se është akoma single.

Vera nuk ka mbaruar akoma kështu që Mozzik ka akoma shanse për të realizuar dëshirën e tij. Ai sapo ka publikuar këngë e tij më të re “Bespreme” që po rezulton një sukses i vërtetë.

Së fundmi Mozzik ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së tij me Loredanën. Edhe pas ndarjeve dhe ribashkimeve të shumta, gjithmonë ja kanë dalë të jenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit për hir të Hanës, dhe  Loredana ka zbuluar nëse ka ende kontakte me Mozzik. Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna ishin tejet të drejtpërdrejta ku reperja u shpreh se nuk ka më kontakte me të.

Menjëherë pas publikim të intervistës ka ardhur dhe reagimi i Mozzik. Me anë të një postimi në Instastory, reperi ka hedhur një kunjë që duket se i është drejtuar Loredanës.

“Kush shkel mbi thërrimet e bukës, e vret buka gjithmonë”, ka shkruar Mozzik.

 

Fraksion.com