AktualitetPolitikëTë fundit

“3641 faqe me dokumente për 24 kompanitë fiktive”, Kryemadhi: Rama koka e aferës së inceneratorëve dhe konçensioneve korruptive

Kryetarja e LSi, Monika Kryemadhi në një komunikim për mediat ka reaguar me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Ndjekja e parasë i këtyre kompanive që çon drejtpërdrejt që koka e aferës së inceneratorëve dhe aferës korruptive është Edi Rama. Dorëheqja e Ramës është veprimi që do duhet të kishte ndodhur në një vend Europian. Shqiptarët sot paguajnë koncensionin e Tiranës 980 mijë dollar në ditë që nuk funksionon”, tha ajo.

Pjese nga fjala:

Pas një pune të gjatë, intensive, disa mujore, falë angazhimit të përditshëm të një ekipi të dedikuar ekspertësh nga më të mirët, nga brenda dhe jashtë vendit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar për publikun peshën shumë të rëndë të krimeve financiare, të asociuara me aferën inceneratorëve. LSI ka evidentuar se kompanitë koncesionare dhe kompanitë fiktive të lidhura me to, kanë kryer të paktën 3 vepra penale dhe konkretisht: Fshehja e të ardhurave, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Mospagimi i Taksave dhe Tatimeve, parshikuar nga neni 181 i Kodit Penal. Pastrimi i Produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Vlera totale e këtyre krimeve financiare të lidhura me inceneratorët, me aq sa ne kemi evidentuar, kap vlerën 30 milionë dollarë. Dhe prej ditës së sotme, përmes shtesës së kallëzimit që kam nisur në drejtim të saj, Prokuroria Speciale Anti Korrupsion, ka në dispozicion çdo dokument, që i provon këto krime. Janë në total 3641 faqe dokumentacion, që përfshijnë librat e shitjes dhe të blerjes të 24 kompanive fiktive.

 

 

Këto kompani fiktive, që kanë 1 ose 2 punëtorë, që nuk disponojnë licensa profesionale në fushën e ndërtimit; kompani pa historik me eksperienca të ngjashme në punë publike apo private, janë përgjegjëse për realizimin e skemave financiare nga qeveria shqiptare për të përvetësuar fondet publike, përmes koncesioneve dhe kontratave të Parteritetit Publik Privat. Të gjitha këto fatura që ne i kemi dorëzuar në SPAK, rezultojnë se janë fiktive, pasi kompanitë që prezumohet se do të ofrojnë shërbime ose punime, janë të krijuara posacërisht për të justifikuar kostot e fryra të punimeve, përfitimin e TVSH-së dhe kanë shërbyer gjithashtu për reduktimin e tatim fitimit nga ana e kompanisë Integrated Technology Services të Klodian Zotos, e cila është nënkontraktori kryesor i të tre koncesioneve të inceneratorëve, i ngarkuar me detyrën për të ndërtuar inceneratorët. Dhe, ndërsa 30 milionë dollarë është vlera e evazionit fiskal në lidhje me 3 koncesionet e inceneratorëve, në përfundim të analizës financiare të këtyre kompanive fiktive, LSI ka evidentuar dhe i ka dërguar materialet ne SPAK, që faktojne se këto kompani, janëpërgjegjëse për një evazion fiskal më të madh, që në total kap vlerën e 189 milionë dollarë. Duke patur si përfitues të drejtpërdrejtë kompanitë që kanë përfituar tenderat, koncesionet, punët publike më të mëdha që qeveria e kryeministrit Rama ka dhënë këto vite. Ndjekja e parasë dhe aktiviteti financiar i këtyre kompanive, sesi ato kanë vepruar në bashkëpunim me kompanitë e koncesioneve, të çon drejtpërdrejtë tek koka e aferës së inceneratorëve dhe e koncesioneve korruptive, që është kryeministri Rama.

 

Fraksion.com