AktualitetEkonomiTë fundit

Poligon publik testimi manovrash parkimi, projekti më i ri i DPSHTRR në Prezë

Një Poligon publik testimi manovrash parkimi në kushte optimale por edhe një qendër edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për simulime reale dhe virtuale, është projekti më i ri i DPSHTRR në Prezë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja.

“Një tjetër investim që provon rëndësinë e fokusit tonë tek rritja e standardeve të procesit të Testimit për Leje Drejtimit, monitorimit dhe transparencës, modernizimit të proceseve të shërbimit që lidhet me autoshkollat dhe kursantët për lejedrejtimi”, shprehet Gonxhja.

Gonxhja bën të ditur se, objekti i ri që kemi projektuar, 320 m2, do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë më të fundit të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të leje drejtimit.

Ai thekson se, projekti parashikon e-Monitorim ajror por edhe brenda në kabinë, live gjatë provimit, funksional ditën e natën, karikim mjetesh elektrike me energji alternative, parkime ndihmëse, sinjalistikë e mjete simulimi, instalime bashkëkohore, ambiente pritjeje

“Ky Poligon Zyrtar Qendror do të shërbejë për disa qarqe e bashki të Shqipërisë së mesme, me zgjedhje risku, për të rritur cilësinë e testimit praktik dhe transparencën në marrjen e Leje Drejtimit”, tha Gonxhja.

Kjo vepër e re me një sipërfaqe rreth 6000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.

 

Fraksion.com