AktualitetPolitikëTë fundit

Nis seanca dëgjimore për Avokatin e Popullit, 19 kandidatë përballë deputetëve! Tërhiqet një prej tyre (EMRAT)

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut po zhvillon një seancë dëgjimore lidhur për  shpalljen e vakancës së Avokatit të Popullit në referencë të vendimit Nr. 3/2022 d dt.29.03.2022,

Parashikohet të jenë 19 nga lista paraprake me 20 kandidatë që do të shpalosin platformat e tyre përpara deputetëve të Kuvendit, pasi Olta Aliaj ka tërhequr kandidaturën pak minuta para nisjes së seancës. Ndërkohë që nuk do të jetë e pranishme fizikisht pasi është e infektuar me Covid, Erinda Ballanca , e cila mban aktualisht postin e Avokatit të Popullit, por do të shpalosë platformën e saj nëpërmjet një lidhje në Zoom.

Të gjithë kandidatët do të kenë 5 minuta kohë për të shpjeguar pozicionin e tyre dhe platformën për udhëheqjen e këtij institucioni, ndërsa i pari në radhë është ish-Drejtori i policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.

Mes 20 kandidatëve që kishin depozituar më herët CV-të në Kuvend janë ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmaili, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi dhe ish deputeti i PD-së, Sali Shehu.

Në përfundim të afatit janë depozituar kandidaturat si më poshtë:

1.Ahmet Prençi

2.Altin Goxhaj

3.Besim Ndregjoni

4.Bledar Dervishaj

5.Boriana Nikolla

6.Brikena Kasmi

7.Dorian Gjomarkaj

8.Drita Avdyli

9.Endri Papajorgji

10.Ermir Kapedani

11.Erinda Ballanca

12.Evis Fico

13.Ilirjan Rusmali

14.Jordan Daci

15.Jorida Rustemi

16.Laureta Roshi

17.Ledio Braho

18.Lefterije Luzi

19.Sali Shehu

në përditësim…

 

Fraksion.com