AktualitetPolitikëTë fundit

Balla pret të dërguarin special të Zelenskyt: Shqipëria dënon agresionin e pajustifikuar rus

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla priti në një takim në Kuvendin e Shqipërisë, të Dërguarin Special të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, Anëtarin e Delegacionit të Bisedimeve të Paqes, deputetin Rustem Umerov.

Balla shprehet në një postim në rrjetet sociale se Shqipëria dënon ashpër agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia.

“Ne qëndrojmë në krah të popullit ukrainas dhe e konsiderojmë këtë agresion si një sulm kundër lirisë dhe demokracisë. Krimet e rënda kundër njerëzimit dhe aktet gjenocidale si ato në Bucha nuk do të mbeten në asnjë rast pa u hetuar dhe pa u ndëshkuar urdhëruesit dhe autorët”, deklaron Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së nënvizon se “aleanca jonë – NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me asistencë në siguri për të luftuar agresionin rus dhe për të mbështetur të drejtën e tyre për vetëmbrojtje”.

 

Fraksion.com