AktualitetPolitikëTë fundit

Arni Kashiku, Dëshmor i Atdheut; Rama vizitë në shtëpinë e Heroit që sakrifikoi veten për të shpëtuar dy të miturit në Durrës

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një vizitë në familjen e Anri Kashikut në Durrës.

Rama është takuar me familjarë të 18-vjeçarit, të cilët mes lotësh kanë pritur kryeministrin.

Me lule në duar dhe i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro, kryeministri ka shprehur ngushëllimet familjarëve për dhimbjen e madhe pasi 18-vjeçari, Anri Kashiku, dha jetën e tij duke shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij. Kreu i qeverisë pohoi para familjarëve se 18-vjeçari do të shpallet “Dëshmor Atdheu”.

“NGUSHËLLIME.Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij“, kështu shkruan kryeministri bashkangjitur videos së publikuar ne Facebook.

foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com