AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Amnistia Fiskale, Rama: Ç’punë ka Dhoma e Tregtisë ta kundërshtojë, mungesë sovraniteti! Më thoni një biznesmen që e kundërshton

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me një grup përfaqësuesish të bizneseve mbi amnistinë fiskale. E pranishme është edhe Ministrja e financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ndërsa diskutimi synohet të bëhet për të gjetur zbatim më të mirë.

Kryeministri  Rama ka komentuar qëndrimin e Dhomës Amerikane të tregtisë për amistinë fiskale.

“Argumente që na u dhanë ishin të vlefshëm prandaj e shtymë këtë proces edhe pse do e kishim shumë më të lehtë të merrnin votat në parlament në atë kohë.

Ngrehina ligjore kundër pastrimit të parave nuk ishte e ngritur. Sot e kemi të ngritur të gjithën. E dyta strukturat e reja të drejtësisë nuk ishin të ngritura. Procesi i fiskalizimit nuk ishte i ngritur, sot është i ngritur.

Të çohet Dhoma e Tregtisë me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë flet rrufe për këtë iniciativë të qeverisë kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin dinjitetin dhe të drejtën e shqiptarëve për të pasur ambiciet e saj. Institucionet financiare mund të kenë kundërshtimet e tyre, të luftës kundër krimit, patjetër, po dhoma tregtie. Ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të thotë nuk duhet amnistia”, tha Rama.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, ky projektligj nuk ofron garancinë e mjaftueshme që individët me të precedent penal apo veprimtari kriminale të përjashtohen nga kjo amnisti. Miratimi i këtij legjislacioni, do të ndikonte në klimën e bizneseve të ndershëm dhe investimeve duke krijuar një konkurrencë të padrejtë”, tha Rama.

Të gjitha pasuritë e padeklaruara para apo pasuri të paluajtshme do të mund të deklarohen, pas hyrjes në fuqi të amnistisë fiskale.Drafti i ri për amnistinë fiskale dhe penalepër deklarimin vullnetar të pasurisë është hedhur për konsultim, dhe nga i cili do të përfitojnë emigrantët, rezidentët, bizneset dhe shtetasit e huaj që janë tatimpagues në Shqipëri. Nuk do të përfitojnë zyrtarët, politikanët, personat me precedentë penale, të dënuarit etj.

Në projektligjin e rishikuar ndryshe nga drafti i parë është vendosur kufizimi që pasuria luajtshme dhe e paluajtshme që lejohet të deklarohet vullnetarisht nuk duhet të kalojë vlerën maksimale 2 milionë euro. Nuk do të mund të deklarojnë pasuritë e fshehura të gjithë subjektet që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, në zbatim të ligjit, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, si dhe personat në përbërje të certifikatës familjare të tyre (politikanë, ministra, deputetë, president, gjyqtar, prokuror etj).

 

Fraksion.com