AktualitetRajoniTë fundit

Von der Layen nga Shkupi: Nëse pranoni sot propozimin francez, do të mbahet konferenca ndërqeveritare javën e ardhshme

Presidentja e KE-së, ka dalë në seancën plenare ku ka thënë se nëse Maqedonia e veriut do të pranojë propozimin francez, javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

”Të nderuar deputetë, shumë nga ju ndoshta jeni të frustruar ose nuk kuptoni qartësisht atë që po ndodh. Por komisioni ka rekomanduar të hapen negociatat. Sëbashku ne mund të kthejmë një ëndërr të BE-së në Maqedoninë e Veriut. Do ta shfrytëzojmë këtë mundësi për hapjen e negociatave dhe mund ta bëjmë këtë shumë shpejt, që javën e ardhshme pas miratimin e propozimit francez. Ne do të jemi krah jush, nesër e në vijim. Ne jemi të bindur që kjo është diçka historike por vendimi ju takon ta merrni ju për propozimin francez. Në lidhje me të shkuarën ju keni të drejtë të zgjidhni. Me marrëveshjen e Prespës ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm. Nëse ju pranoni propozimin francez, konferenca e p[arë ndërqeveritare do të nisë që javën e ardhshme. Ne më pas do të jemi të lumtur që t presim delegacionin tuaj në Bruksel.

Ju falenderoj për këtë sjellje demokratik të dashur qytetare të Maqedonisë së Veriut, kam dëgjuar për problematikat e gjuhës maqedonase. Gjuha maqedonase është gjuha juaj!

Jam shumë e lumtur që e përsëris, që nuk do të ketë asnjë dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe do të respektohet.

Propozimi mbështet gjithashtu nacionalitetin tuaj. Mund të mbështeteni te unë, si presidentja e KE t’iu siguroj se propozimi ishte një proces strikt i BE dhe Komisionit evropian. Ju keni treguar vendosmëri dhe respekt të çdo pakice etnike. Bashkëpunimi rajonal është pjesë e ADN-së së integrimit. Disa thonë se do të ishte më mirë miratimi i kësaj qasjeje nga Franca por mbetet zgjedhja juaj.

Të nderuar anëtarë po jetojmë në kohë shumë të vështira, siç po mbahet në 3 vite resht një pandemi si e COVID, sulmi rus në Ukrainë ka shkaktuar kriza në ushqim e gaz.

Ju jeni një partner i vërtetë, ju meritoni të lëvizni nga e shkuara në të ardhmen. Vendimi juaj meriton

E ardhmja juaj është me BE-në, gjithë unioni i BE-së është i paplotë pa ju.’- tha Von der Leyen, në fjalën e saj.

 

Fraksion.com