“SPAK të rrisë numrin e hetimeve”, Manja: Mbështetja për reformën në drejtësi 114 miliardë lekë
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas raporti vjetor në Kuvend të institucioneve të drejtësisë deklaroi se “qeveria ka mbështetur me 114 miliardë lekë në 6 vite që nga momenti i reformës në drejtësi dhe institucionet e reja të saj”.
Në fjalën e tij, Manja garantoi institucionet e drejtësisë se qeveria shqiptare siç ka mbështetur deri më sot nevojat e këtyre institucioneve, do të vazhdojë ta bëjë në dinamikë më qëllim që të ushtrojnë në mënyrë të pavarur veprimtarinë e tyre.
“114 miliardë lekë në 6 vite që nga momenti i reformës në drejtësi dhe deri më sot është mbështetja buxhetore që qeveria shqiptare ka dhënë në funksion të Reformës në Drejtësi dhe mbarëvajtjes së punë së këtyre institucioneve”, deklaroi ministri.
Manja shtoi se përveç arritjeve ka edhe sfida dhe problematika sepse tashmë është faza e dytë e reformës në drejtësi që është ajo e konsolidimit të kësaj reforme dhe e veprimtarisë së këtyre institucioneve.
“Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një organ i ri i sistemit të drejtësisë dhe ka për mision llogaridhënie dhe kontrollin e sistemit. Duke u nisur nga treguesit e punës që raportoi inspektori ngelen disa sfida dhe problematike dhe sfida e parë ka të bëjë me trajtimin me stokun e ankesave të pashqyrtuara. Por ILD e ka ushtruar veprimtarinë me 8 inspektor nga 26 që duhet të ishin, por edhe me këtë numër të paktë ka arritur të trajtojë 1719 ankesa në raport me stokun që mori nga KLD por dhe nga Ministria e Drejtësisë. Ndonëse struktura është e miratuar, ka patur probleme në rekrutim, por besoj se dhe këtë problem do ta adresojmë”, pohoi Manja.
Në lidhje me punën e Prokurorisë së Përgjithshme, Manja tha se “ajo që duhet të mbahet në konsideratë për vitin në vazhdim është puna që kemi për të përfunduar një manual për pastrimin e parave dhe rikuperimin e aseteve si dhe të vijohet puna për forcimin e kapaciteteve profesionale me partnerët”.
“Vlen të përgëzohet puna e prokurorisë me Eurojust dhe këtu e tha dhe drejtuesi i SPAK që kemi pasur disa skuadra hetimore midis prokurorisë shqiptare dhe Eurojust-it dhe kjo është një punë që meriton të përgëzohet. Duhet të përfundojmë sa më shpejt puna për emërimin e 250 oficerëve të policisë gjyqësore në prokurorinë e të gjitha niveleve të reduksioni të përgjithshëm për të mbështetur volumin e punës që kanë prokurorët”, tha ai.
Manja shtoi se po ashtu edhe për KLP ngelet si sfidë emërimi i tre prokurorëve në SPAK ndonëse është në procedurë. “Miratimin e rregullores për vlerësimin e prokurorëve që buron nga kontrata sektoriale BE-për reformën në drejtësi si dhe miratimi programit vjetor për vlerësimin e prokurorëve”, tha ai.
Lidhur me SPAK, Manja tha se numri ngelët sfidë në veprimtarin e SPAK.
“Rritja e numrit të procedimeve të iniciuara kryesisht apo ne që i quajmë proaktive kanë qenë 18 të tilla për vitin 2021 por që inkurajojmë që numri i hetimeve proaktive të rrite. Mbete pritarë plotësimi i i strukturë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH”, tha ai.
Lidhur me veprimtarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Manja tha se KLGJ ka problematika më të mëdha.
“Ne patëm një diskutim të gjatë për hartën gjyqësore si një punë e lavdërueshme nga KLGJ dhe falënderojë grupin e punës për finalizimin. Problematikat e hartës i trajtuam dje në Komisionin e Ligjeve ku patëm mundësinë që të qartësojmë shumë nga raporte tona me hartën gjyqësore edhe se është e kuptueshme jo të gjitha palët do të kënaqen nga harta gjyqësore, por është mekanizmi i duhur në zbatimit të ligjit për organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor dhe që do u japë zgjidhje shume problematikave që sot kemi me sistemin gjyqësor. Një sfidë tjetër për KLGJ është plotësimi me shpejtësi i vakancave në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, tha ai.
Fraksion.com