Peleshi: Vetëm dy vatra aktive zjarri, vijon puna për shuarjen e tyre
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi informoi sot se vetëm dy vatra aktive zjarri janë aktualisht në vendin tonë, ku po vijon puna për fikjen e tyre.
Peleshi ndau në rrjetet sociale fotografimin aktual të hartës së territorit të Shqipërisë, të bërë nga sistemi i NASA-s FIRMS për vatrat e zjarrit në vendin tonë.
“Ky është fotografimi aktual i hartës së territorit të Shqipërisë, bërë nga sistemi i NASA-s FIRMS, ku me ngjyrë të verdhë janë të gjitha vatrat e zjarrit të shuara gjatë 7 ditëve të fundit. Mbeten aktive vetëm dy vatra që janë me ngjyrë të kuqe në hartë”, thekson Peleshi.
Ministri Peleshi bëri të ditur se vijon puna në terren për fikjen përfundimtare të tyre.
Fraksion.com