Fabrika e drogës në Ohër, reagon kryebashkiaku i Pogradecit: Dhëndri është me pushime në Turqi
Kreu i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhagolli ka deklaruar se lajmi në mediat maqedonase për arrestimin e dhëndrit të tij, si pronar i një laboratori të drogës, nuk është i vërtetë.
“Dhëndri im nuk është arrestuar, është me pushime në Turqi”, tha ai.
Sipas autoriteteve maqedonase, 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë në një fabrikë drogë , janë zbuluar mëngjesin e sotëm në fshatin Orovnik të Ohrit.
Mediat maqedonase raportuan se në pranga janë vënë 10 persona, mes të cilëve sipas tyre rezulton edhe dhëndri i kryetarit të bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakollit.
Fraksion.com