“Deklaratën e deputetit nuk di nga ta kap”; Ministrja e Bujqësisë interpalancë me Braçen: Brenda vjeshtës do të bëjmë platformë të re digjitale
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca në interpelancë me deputetin Erion Braçe në fjalën e saj është shprehur se nuk di nga ta kapë deklaratën e deputetit. Krifca prezantoi edhe platformën e re për fermerët online falas.
‘Po merrem me interpelancën se deklaratën e deputetit nuk di nga ta kap. Është pak e vështirë të flas për kontratat që është thirrur kjo interpelancë. Po i qëndroj atyre. Biem dakord që menaxhimi i mirë i tokës mund të bëhet ndërmjet një intervarizimi dhe duke dhënë sa më shumë transparencë te qytetarët.
Për rritjen e efektivitet i tokës bujqësore kemi ngritur programin e menaxhimit të qendrën e tokës. Program që do ti japë fermerëve informacion online, falas për sipërmarrësit rreth kulturave të përshtatshme rreth kulturave të tyre.
Brenda vjeshtës do të bëjmë publike një platformë të re me një informacion të parcelave të saktë të verifikuar në terren. Nuk do jenë më në exel por në nj hartë digjitale. Klikohet në nivelin e parcelës dhe merret i gjithë informacioni.
Po prezantoj punën që po bëjmë të përqafuar me teknologjinë.
Që me marrjen e detyrës jam informuar me problematikat e qirave. Sa i përket tokave të dhëna me qira në Lushnjë Divjakë, në total janë 10 kontrata.’- tha Krifca.
Fraksion.com