Tanket ruse në Pragë ngjallin pikëllim e kureshtje
Ekspozita e gjashtë automjeteve ushtarake ruse të dëmtuara gjatë pushtimit të Ukrainës do të hapet zyrtarisht nga kryebashkiaku i Pragës, Zdenek Hrib.
Ekspozita, e titulluar “Ukraina – mburoja e Evropës”, u organizua nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dhe degët e tjera të qeverisë dhe u përkrah nga bashkia e qytetit të Pragës. Ekspozita pason një të tillë të ngjashme në natyrë të makinave ruse të luftës në Varshavë.
Ilya Kuchynskiy, një vullnetar ukrainas dhe anëtar i forcave të mbrojtjes territoriale të vendit, i cili po përgatiste ekspozitën për hapjen e saj më 11 korrik, i tha Radios Evropa e Lirë se ekspozita kishte për qëllim “t’u kujtonte njerëzve se lufta nuk është aq larg sa mendojnë ata. Ne nuk do të qëndrojmë, Republika Çeke është një nga të tjerat. Dhe të jeni të sigurt, [Rusia] nuk do të ndalet”.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, ka bërë thirrje që armët ruse të kapura të ekspozohen në kryeqytete të tjera evropiane, duke përfshirë Berlinin, Lisbonën, Madridin dhe Parisin, për ta mbajtur luftën në vëmendjen e njerëzve, edhe pse interesi i mediave ka filluar të zbehet.
David, një entuziast ushtarak çek, i cili po vizitonte ekspozitën më 11 korrik, tha se ai pati mundësinë të shihte armatimin modern rus brenda një vendi të NATO-s, por u prek nga tragjedia njerëzore që ndoshta përfaqësonin makineritë.
“Kam kaluar dy vjet në një akademi ushtarake, kështu që nuk mund të mos mendoj për ushtarët që ishin brenda automjeteve. Ndoshta ata mbijetuan, ndoshta jo”, tha ai.
7
8
Një djalë duke shikuar poshtë tytës së një obusi vetëlëvizës MSTA-S.
Një tufë bari i thatë nga fushëbetejat e Ukrainës shihet në një automjet rus.
11
12
13
14
Ekspozita në Pragë do të zgjasë deri më 24 korrik./ REL
Fraksion.com