Mijra qytetarë iu futën në banesë; Arratiset me avion ushtarak Presidenti i Sri Lankës
Arratiset në bordin e një avioni ushtarak Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa.
Ai është larguar nga vendi me avion ushtarak, pas trazirave që mbërthyen vendin, ku mijëra qytetarë janë ngritur në protesta masive për krizën ekonomike.
Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”, e cila thekson se Presidenti Rajapaksa i ka dhënë fund një dinastie familjare që ka sunduar vendin për dekada. Ndërsa është e paqartë se ku ka shkuar ai.
Presidenti kishte qenë i fshehur pasi turmat hynë në banesën e tij të shtunën. Vëllai i tij, ish-ministri i Financave Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga vendi, thanë burimet për BBC.
Vëllai më i vogël i Presidentit Gotabaya Rajapaksa u pengua të largohej nga vendi 24 orë më parë, por tani thuhet se po shkonte për në SHBA.
Banorët e Sri Lankës fajësojnë administratën e Presidentit Rajapaksa për krizën e tyre më të keqe ekonomike në dekada.
Për muaj të tërë ata kanë luftuar me ndërprerjet e përditshme të energjisë dhe mungesat e gjërave bazë si karburantet, ushqimet dhe ilaçet.
Lideri autoritar, i cili gëzon imunitet nga ndjekja penale pasi është president, besohet se ka dashur të arratiset jashtë vendit përpara se të largohet për të shmangur mundësinë e arrestimit nga administrata e re.
Fraksion.com