AktualitetPolitikëTë fundit

Bazë e NATO-s në Durrës; Kryeministri Rama pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës në Bruksel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, të mërkurën, më 13 korrik 2022, do të presë në selinë e NATO-s Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

Sipas njoftimit  të faqes zyrtare të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryeministri do të japin një deklaratë të përbashkët për shtyp pas takimit të tyre.

Deklarata e përbashkët e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Rama,  do të  jetë  në orën 13:15.

Ndërkohë vizitën e tij në Bruksel e ka paralajmëruar më herët edhe Kryeministri Rama.

Mes tij dhe shefit të NATO-s veç diskutimit për situatën e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe koordinimit të bashkëpunimit mes aleatëve, pritet të diskutohet edhe për një bazë të re të aleancës në Shqipëri.

Rama ka informuar gjithashtu se në Bruksel do të diskutohet për propozimin e qeverisë shqiptare për krijimin e një baze ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano.

 

Fraksion.com