Rama publikon pamje nga “Rally Albania”: 330 garues përshkuan 1900 km
Mbi 300 garues nga 26 shtete të ndryshme të botës, iu bashkuan kompeticionit të 18-të të “Rally Albania”, ku përveçse garës sportive, qëllimi i organizatorëve është edhe promovimi turizmit në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ky event sportiv që dhuroi spektakël në rrugët e vendit me pjesëmarrjen e garuesve nga Italia, Kroacia, Sllovenia, Franca, Hungaria, Austria apo edhe nga Zvicra.
Pilotët e motorëve “Rally Albania” e nisën udhëtimin në Durrës dhe përshkruan mbi 1900 kilometra duke kaluar në Dragobi, Pogradec, Berat dhe për ta përmbyllur në Tiranë.
“MIRËMËNGJES , dhe me këta 330 garues nga 26 shtete, të cilët përshkuan mbi 1900 kilometra në vijën spektakolare DURRËS – DRAGOBI – POGRADEC – BERAT – TIRANË, duke i dhënë jetë aventurës me numrin më të madh të pjesëmarrësve në historinë e “Rally Albania”, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Ky aktivitetet u organizua nga Federata Shqiptare e Motoçiklizmit.
Fraksion.com