AktualitetBota+Të fundit

Mykolaiv goditet nga bombardimi: Dymbëdhjetë të lënduar

Dymbëdhjetë persona u plagosën dhe shtëpitë u shkatërruan pasi qyteti jugor i Ukrainës, Mykolaiv, u vu nën zjarr të fortë të hënën mbrëma, sipas zyrtarëve ukrainas.

“Armiku bombardoi qytetin masivisht natën”, tha Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së Presidentit, në Telegram.

“Rusët i drejtojnë raketat e tyre në zonat e banuara, qendrat tregtare, qendrat e rekreacionit dhe ndërtesat e banimit,” tha Timoshenko.
Oleksandr Sienkevych, kryebashkiaku i Mykolaiv, tha se dy spitale u dëmtuan nga bombardimet, por nuk kishte të lënduar.

Administrata ushtarake rajonale tha se forcat ruse vazhduan zjarrin e tyre kundër komuniteteve përreth Mykolaiv, por nuk kishin shkaktuar viktima.

Fshatrat përgjatë kufirit midis Mykolaiv dhe Kherson janë bërë vijat e frontit ndërsa forcat ukrainase përpiqen të depërtojnë në mbrojtjen ruse në rajon.

 

Fraksion.com