LSDM mbështet fillimin e negociatave me BE-në sipas propozimit francez
Komiteti Qendror i LSDM-së mbështet procesin për fillimin e negociatave me BE-në në përputhje me propozimin francez të datës 30 qershor, i propozuar nga presidenca franceze e radhës e BE-së.
”Duke u udhëhequr nga interesat shtetërore dhe kombëtare, qëllimet më të larta strategjike për anëtarësimin në BE si dhe interesat e qytetarëve, Komiteti Qendror i LSDM-së në seancë në mënyrë unanime ka sjell vendimin me të cilin mbështet procesin e fillimit të negociatave me BE-në”, theksohet në kumtesën partiake.
Në të shtohet se LSDM-ja si parti shtetndërtuese mbetet fuqishëm në përcaktimin për respektim të pakushtëzuar të veçorive gjuhësore, identitare, historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elemente për të cilat nuk negociohet me BE-në në asnjë rrethanë.
”Këto përcaktime dhe parime të LSDM-së pritet të mbështeten nga të gjitha subjektet politike në parlament përmes miratimit të konkluzioneve për propozimin evropian, në përputhje me procedurat parlamentare”, sipas saj.
Sipas LSDM-së, në kornizën negociuese, qeveria së bashku me të gjitha institucionet edhe më tej duhet t’i përmbahen rezolutës për vijat e kuqe të miratuara në parlamentin maqedonas.
Fraksion.com