AktualitetTë fundit

Ra nga skela dhe vdiq, aksidenti në punë i merr jetën 30-vjeçarit shqiptar në Gjermani

Një 30-vjeçar shqiptar, Ijon Bushi ka ndërruar jetë për shkak të aksidentit në punë në Gjermani. I riu me origjinë nga Dibra ishte pa dokumente dhe bënte punë në të zezë në një firmë turke kur ra nga skelat dhe humbi jetën për shkak të plagëve të rënda.

Nga mesazhet prekëse në rrjete sociale thuhet se ngjarja e rëndë ndodhi para disa ditësh dhe 30-vjeçari ishte djali i vetëm i familjes. Ai ka lënë nënën me një motër të sëmurë.

Ndër të tjera thuhet se shokët e tij kanë kërkuar ndihma dhe përmes komunitetit shqiptar në Ëaiblingen dhe Fellbach kanë mbledhur një shumë prej 20 mijë euro që trupi i pajetë i 30-vjeçarit të dërgohet në Shqipëri për t’u përcjellë në banesën e fundit.

 

Fraksion.com