AktualitetTë fundit

Ishin nisur për të ardhur në Shqipëri, përfshihet në aksident familja shqiptare prej 5 anëtarësh

Një familje shqiptare me 5 anëtare u përfshi në një aksident rrugor në Itali në autostradën, A16, Napoli-Canosa, në territorin e komunës së Lacedonisë në kufi me Pulian.

Si pasojë e aksidentit, mbetën të plagosur çifti dhe fëmijët e tyre, të cilët u transportuan menjëherë në spitalin e Foggia-s për të marrë mjekim më të specializuar.

Mësohet se familja shqiptare ishin nisur nga Italia për të ardhur në atdhe.

 

Fraksion.com