AktualitetPolitikëTë fundit

“Betejë jeta a vdekje”, Berisha: Ne duam strategji paqësore, por do të përdorim të gjitha metodat e mosbindjes civile! O shuhemi ne si parti, ose…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open” në News 24 me gazetaren Eni Vasili dhe përballë një paneli gazetarësh,  deklaroi se ka një “betejë jetë a vdekje’ për t’i bërë qytetarët shqiptarë që të votojnë të lirë.

“O do votojnë shqiptarët të lirë, ose ne si forcë do shuhemi, ose Rama do ikë’, tha Berisha mes të tjerash.

Sa i përket strategjisë që do të ndjekin për të rrëzuar Ed Ramën nga pushteti, Berisha tha PD dëshiron që të përdorë strategji paqësore, por shtoi se do të do përdorin të gjitha metodat e mosbindjes civile.

Pjesë nga biseda në studio:

Sali Berisha: Edi Rama e shkeli marrëveshjen, nuk pyeti, nuk pyet Rama, nuk njeh asnjë standard

Arion Sulo: Ju duhet ta keni konkurrent jo armik

Sali Berisha: Është armik i votës… kam një betejë për jetë e vdekje t’i bëj qytetarët të votojnë të lirë

Arion Sulo: Me ramën s’ka zgjedhje të lira

Sali Berisha: Jo s’ka, atëherë Rama do ikë

Eni Vasili: Si? Revolucion?

Sali Berisha: Se si e tek do përcaktohet, por kjo është absolute, Rama votë shqiptarëve s’do mund t’u shkelmojë më… po them o do votojnë shqiptarët të lirë ose ne si forcë do shuhemi, ose Rama do ikë

Arion Sulo: Me Ramën s’futeni në zgjedhje

Sali Berisha: Jo nuk them hyjmë a jo, por them që Rama po preku votën, i them se s’do ta prekë më kurrë. I them se është një armik i egër i qenies shqiptare përderisa u prek votën. A po e shpik unë këtë. Strategjia, ne do dëshironin strategjinë paqësore, por do përdorim të gjitha metodat e mosbindjes civile.

 

Fraksion.com