AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha në listën e zezë, Këlliçi: Nuk shoh fatalitet, do tejkalohet

‘Një Berishë ‘Non Grata’ në krye të Partisë Demokratike është një handikap që kalohet’, kështu u shpreh deputeti i PD-së Belind Këlliçi në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Por, surpriza e deklaratës së Këlliçit nuk ishte fakti që ‘Non Grata’ është një njollë që tejkalohet por krahasimi i Berishës është thjesht një deklaratë nga Tëitteri, madje këtë e ilustroi me kryeministrin e Indisë i cili i ‘shpëtoi’ Non Gratës së SHBA-ve dhe pati një takim me Obamën.

Mburoja për Berishën nga deputeti i Rithemelimit arriti kulmin teksa krahasoi periudhën e ardhjes në pushtet të ish kryeministrit në vitin 1997 kur marrëdhëniet e tij me SHBA ishin të kufizuara për shkak të periudhës. Pra për Këlliçin krijimi i marrëdhënieve diplomatike dhe shpallja Non Grata është e njëjtë.

‘Nuk e shoh aspak fatalitet, sigurisht është një handikap në raport me partnerët tanë jetësorë SHBA, por është një handikap që kalohet. Për shembull, kryeministri i Indisë ishte i shpallur non grata për një akuzë shumë më të rëndë se ajo e zotit Berisha të shpallur nga Tëitteri e më pas u takua në Shtëpinë e Bardhë nga Obama. Marrëdhëniet nga viti 97 të PD por edhe të vetë Berishës me SHBA deri në vitin 2001 ishin më të kufizuara se kaq për shkak të 97 dhe ja doli të vinte në pushtet me votë, me program me ekip dhe me ide. Pra është një handikap që kalohet, do dojë kohën e vetë por në Shqipëri votojnë shqiptarët që çdo ditë e më shumë vidhen nga kjo qeveri.’- tha  Këlliçi në Report Tv.

Teksa zbuloi planet e PD-së në të ardhmen Këlliçi paralajmëroi protesta.

‘Do të jetë një aksion politik i kombinuar, do të jetë një sezon protestash. Nga kjo forcë politike do të jenë 6 muaj para për bashki. LSI do të jetë në bashkërendim me PD për të bërë opozitë dhe do të keni një front të gjerë për të rrëzuar Edi Ramën një sekondë e më parë.

 

Fraksion.com