AktualitetPolitikëTë fundit

“Si fushë me xixëllonja”; Rama në Vlorë: Do bëj një seri me pllaka bronzi, me emrin e çdo firmëtari të Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama inspektoi mbrëmjen e djeshme Parkun e ri të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorën e Rilindur, një hapësirë e re që i është kthyer Vlorës bashkë me rikonceptimin e Sheshit të Flamurit dhe infrastrukturën lidhëse të rrugës Transballkanike me detin.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e vizitës së mbrëmshme në parkun më të ri të Vlorës së Rilindur, Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.
Ndërsa vizitonte ambientet e këtij parku, Rama tha se po përgatitet një seri me pllaka bronzi ku janë të gjithë emrat e atyre që kanë firmosur pavarësinë.
“Do bëj unë me Dulen një seri me pllaka bronzi që janë të gjithë emrat e atyre që janë firmosur pavarësinë. Çdo pllakë ka një emër, emrat janë të çarë tej për tej pllakës, vendoset ndriçimi poshtë dhe natën do jetë me emrat e tyre që do ndryshojnë, do jetë shumë bukur. Do jenë si fushë me xixëllonja gjithë shkrimtarët e pavarësisë”, tha Rama.
Në Parkun e ri të Pavarësisë janë 28 mijë bimë shumëvjeçare nga të cilat 560 pisha dhe 108 rrënjë agrume. Në total janë 980 pemë të larta me perimetër 50-60 cm.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është një tjetër gur në mozaikun e transformimit rrënjësor të qytetit të Vlorës, që po bëhet përditë e më tërheqës.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë ka marrë jetë në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti.

Ai lidh bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren.

 

Fraksion.com