Si do e largoni Ramën nga pushteti, Berisha: Po s’iku do ta heqim! Për mua vota është thelbi i lirisë
Në një konferencë për mediat, Berisha foli për largimin e mazhorancës nga pushteti ku u shpreh se nëse nuk ikën do ta heqim.
‘Në fakt po s’iku do ta heqim. Unë kam këtë koment, dje kam deklaruar para shqiptarëve dhe botë, Edi Ramën armik dhe sigurisht mund të ketë pasur dhe mund të ketë njerëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë. e kam deklaruar armik me bindjen e ndërgjegjes sime, e para për monizmin duek rrëmbyer votën e shqiptarëve.
Për mua v ota është thelbi i lirisë. Duke e armatosur patronazhistët me të dhëna qytetarëve, me votat e Taulant Ballës është gjaku i Pjerin Xhuvanit. Edi Rama do të trajtohet si armik i votës së lirë dhe kjo është e prerë. Rama s’qe i zoti të kundërshtonte një votë të vetme. Ju mund të thoni se, sot i ka 100% për faktin se Lulzim Basha bojkotoi zgjedhjet, unë u them ju se Rama e deshi Basha bëri gabim të madh, por Edi Rama donte me çdokush të bojkotonte zgjedhjet. 5 muaj u shtyjnë zgjedhjet lokale, isha i gatshëm 10 muaj të shkoja dhe monizmin mos ta lejoja. Bëri gjithçka nga referomë territoriale deri te heqja e presidentit. Rama është demon i pushtetit. O do votojnë shqiptarët ose e ardhmja e tyre nuk ekziston.’- tha Berisha.
Fraksion.com