“Nëna duke pirë kafe, gjyshja kërkonte qenin”; Detajet shokuese, si u përcëllua e gjallë foshnja në Tiranë
Janë zbardhur detaje tronditëse nga ngjarja që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Gani Domi” në Tiranë.
Si pasojë e zjarrit të rënë në një banesë, një foshnjë 6-muajshe humbi jetën, ndërsa lëndime mori gjyshja dhe dy zjarrfikës.
Një fqinje e tyre ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja, duke zbuluar detaje shokuese.
“20-30 vjet kanë që rrinë këtu, janë njerëz të mirë dhe të urtë. Jetonte me gocën që kishte fëmijën 6-muajsh, gocën e kishte të divorcuar. Kushte siç jetojnë gjithë shqiptarët, në ato kushte ishin.
Të gjithë ne i dhamë ndihmën e parë. Qante çuni i vogël me ulërima, bërtiste foshnja, ulëriste. Hyri goca brenda, por ishte e pamundur.
Janulla (gjyshja) tha kam qenin, e harroi djalin. Pastaj tha ua kam foshnjën. Bërtiti. Nëna e fëmijës kishte dalë të pinte kafe. Kaq ishte e gjithë skema.
Tym i madh, kur dolëm ne çfarë të shikonim. Vajza mori direkt zjarrfikësen. Zjarrfikësja erdhi shpejt, por kur e ka nxjerrë polici foshnjën po qante. E mori nipi im e futi në ambulancë, fëmija ishte gjallë. I vunë aparatet, por kishte vdekur në spital”, tha fqinja.
Fraksion.com