“Ju larguan nga pushteti 1 mln vota, pse duhet t’u votojnë?”, Berisha: Në një mandat të ri Berisha do t’i bënte shqiptarët të harronin Berishën e dytë
Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët u shpreh se fuqia e tij dhe e Partisë Demokratike ka buruar dhe do të burojë nga ADN-ja e shqiptarëve.
Gjithashtu kreu i PD, shtoi se në një mandat të ri do t’i bënte shqiptarët të harrojnë Berishën e dytë, ndërsa renditi edhe arsyet perse shqiptarët duhet t’i besojnë PD-së.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Kur zoti Rama është kaq i fuqishëm sa ndikon në raporti e DASH si mendoni se do ta mundi atë?
Berisha: Në letrën që i kam dërguar sekretarit i them se është vepër e keqinformimit. Fuqia e Sali Berishës e PD nga themelimi i saj deri sot, ka buar dhe do burojë sa të jem në politikë nga ADN shqiptare. Nga shtatori deri sot, del e qartë që unë nuk jam bazuar askund tjetër vetëm tek ADN e shqiptarëve. Nga fillimi i shtatorit që mund të ishim sa jemi sot në këtë sallë deri tek sheshi i 7 korrik dëshmon se nuk jam gabuar. Unë prapë do vazhdoj tek ADN e shqiptarëve.
Pyetje:1 mln votat e shqiptarëve ju larguan nga pushteti, pse mendoni se duhet t’ju votojnë për të drejtuar Shqipërinë?
Berisha: Në një mandat të ri Sali Berisha do ti bënte shqiptarët të harronin Sali Berishën e dytë. Do rivendosin liritë dhe të drejtat e tyre dhe do kishte ndryshime substanciale në gjendjen ekonomike. Në këtë qeverisje borxhi është rritur dhe rrogat dhe pensionet sot janë 30 % për qind më të ulëta në proporcion me inflacion. Do të kishte një minimum jetik, dyfishim dhe mbidyfishim të rrogave dhe pensioneve. Do kishte transformim rrënjësor të arsimit. Do kishte transformim rrënjësor të dinjitetit. E the bukur ti, ike votuan kundër dhe unë u thashë mirupafshim. Agjenda ime është liria për shqiptarët. Tani e mbyll një falënderim për stafin, bashkëpunëtorët…Unë ju them se shpejti në ngjarje të tjera të rëndësishme për shqiptarët.
Fraksion.com