AktualitetBota+Të fundit

Dorëheqja nuk ia prish planet, Boris Johnson do të organizojë dasmën në shtëpinë kryeministrore

Menjëherë pas largimit nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të Konservatorëve, Boris Johnson po mendon që t’i dedikojë kohë familjes së tij dhe është përkushtuar për të organizuar një festë në “Checkers”, në fund të muajit për të festuar martesën e tij me Carrie Symonds.

“Checkers” është shtëpia e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Një shtëpi feudali e shekullit të 16-të në origjinë, ajo është e vendosur afër fshatit Ellesborough, në gjysmë të rrugës midis Princes Risborough dhe Wendover në Buckinghamshire, në këmbët e Chiltern Hills.

Çifti u martua vitin e kaluar në një ceremoni të vogël në Katedralen e Westminster, e ndjekur nga një pritje në kopshtin e Downing Street. Sidoqoftë, kufizimet e koronavirusit nënkuptonin se ata mund të ftonin vetëm maksimumi 30 persona, të afërm apo miq të tyre dhe patën më pas një muaj mjalti 2 ditor.

Por, Johnson i liruar nga tensioni që prodhon politika do të festojë me stil më 30 korrik në Chequers.

 

 

Rezidenca e shekullit të 16-të ku do të zhvillohet ceremonia është e vendosur në 1500 hektarë tokë dhe ka një pishinë të brendshme. Kryeministri e ka shfrytëzuar gjerësisht shtëpinë.

Në mars 2020, gjatë javëve të para të pandemisë kur Carrie ishte shtatzënë, ai udhëtonte midis Checkers dhe Downing Street pothuajse çdo ditë.

Që atëherë familja Johnson janë vendosur në vilën e Buckinghamshire gjatë fundjavave. Megjithatë, përdorimi i shpeshtë i saj nga çifti shkaktoi një konflikt midis tyre dhe disa pjesëtarëve të stafit atje.

Kryeshefi i shtëpisë dha dorëheqjen me një shpërblim pasi nënshkroi një marrëveshje për moszbulim të debateve në publik, pas tensioneve me Carrie Johnson, zbuloi “The Times” në fillim të këtij viti.

Charlotte Vine dha dorëheqjen gjithashtu në vitin 2020 për shkak të përdorimit “kaotik” të shtëpisë nga çifti. Marrëdhënia e Vine dhe Carrie Johnson me sa duket u përkeqësua pas një grindjeje për një “çështje ushqimi”, me tensionet që u shfaqën fillimisht kur gruaja e kryeministrit u përpoq të “rezervonte” përpara se Theresa May të largohej nga detyra në korrik 2019.

Një zëdhënëse e Carrie Johnson e mohoi se aty kishte pasur një përçarje mes çiftit.

Ndërkohë, vajza e Johnsons, Romy, lindi në dhjetor. Gjatë fjalimit të tij të dorëheqjes jashtë selisë së Kryeministrisë dje, Carrie Johnson po mbante Romy-n në krah. Në njërën anë të saj, Nadine Dorries, sekretarja e Kulturës, po luante me foshnjën, ndërsa Ben Elliot, kryetari i Partisë Konservatore qëndronte duke duartrokitur kryeministrin në anën tjetër.

Më pas Johnson përqafoi gruan dhe djalin e tij 2-vjeçar Wilfred në korridorin e Nr. 10. Wilfred u morr në krah nga kryeministri. Fotografia e Johnson, gruas dhe djalit të tij ishte një pasqyrë e rrallë në jetën e tij personale, për të cilën ai zakonisht ruhet që të mos shkaktojë skandale./bw

 

Fraksion.com