AktualitetTë fundit

Akuzat për pastrim parash: Prokuroria sekuestron pallatin 8-katësh në Vlorë

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një pallat 8-katësh, me funksion banimi dhe shërbimesh. Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se kjo godinë, e cila është në ndërtim i përket dy personave.

Burime nga organi i akuzës, bënë me dije se pasuria në fjalë i përket shtetasve me inicialet H.M. dhe V.M., të cilët akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘shkatërrim të pronës’.

“Mbi bazën e kallëzimit të shtetasit J.M., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka rregjistruar procedim penal nr.1100/2021, për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 186, 150 dhe 287 të K.P”, thuhet në njoftim.

NJOFTIM

Prokuroria Vlorë sekuestron godinë banimi dhe shërbimesh për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘shkatërrim të pronës’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë kreu “sekuestro preventive” për pasurinë:

-Objekti “godinë banimi dhe shërbimesh 1-3-6-7-8 kate me 1 kat parkimi nën tokë”, në lagjjen “Pavarësia”, rruga “Gjergj Araniti” Vlorë, i ndodhur në fazën e karabinasë, që po ndërtohet sipas “Lejes së zhvillimit”, Vendim nr.—- datë —.—.—–. i Bashkisë Vlorë, në emër të shtetasëve H.M. dhe V.M., si dhe “Leje ndërtimi”, Vendim nr.—– datë —.—.—–. Bashkia Vlorë, në emër të shtetasëve H.M. dhe V.M., me bashkëinvestitorë “B—— sh.p.k.”, V.M. dhe H.M.

Mbi bazën e kallëzimit të shtetasit J.M., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka rregjistruar procedim penal nr.1100/2021, për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 186, 150 dhe 287 të K.P.

Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal, ka rezultuar se:

Me vendimin nr.—- dt.–.–.–. Bashkia Vlorë ka vendosur “Kalimin në pronësi të pasurisë që ndodhet në Z.K.8603, nr. 32/149/1 pasuri, me sipërfaqe ndërtimi 37.3 m² dhe truall 150 m² shtetasit H.M.”. Në vijim, rezulton që kjo pasuri të jetë rregjistruar pranë A.SH.K. Vlorë me nr.pasurie 28/605/1 Z.K. 8603 .vol 62 fq.90, pasuri e llojit truall me sip.150 m² dhe ndërtesë 37.3 m². Një prej dokumentave të paraqitura prej shtetasit H.M., që ka shërbyer për marrjen e vendimit është dhe “Leje ndërtimi e meremetimi”, vendim nr.62 dt.27.08.1986. i K.E. të Këshillit të Popullor Vlorë, dokument për të cilin në fazën e hetimit është provuar se është një dokument i falsifikuar në formë dhe përmbajtje.

Në vijim, shtetasit H.M. dhe V.M., në cilësinë tashmë të pronarëve të truallit, me vendimin nr.—- datë —.—.—-. të Bashkisë Vlorë, janë pajisur me leje zhvillimi për pasuritë me nr.–/—- sipërfaqe 416,8 m² si dhe pasurinë me nr.–/—/- me sipërfaqe prej 150 m² me adresë lgj “Pavarësia” Vlorë, (pasuri kjo e fituar mbi bazën e “Lejes së ndërtimit e meremetimit” nr.— datë —.—.—-. e Komitetit Ekzekutiv të Qytetit Vlorë, e dyshuar si e falsifikuar). Me vendim nr.— datë —.—.2020. shtetasit H.M. dhe V.M., në cilësinë e zhvilluesit janë pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Vlorë për objektin godinë banimi dhe shërbimesh 1-3-6-7-8 kate me 1 kat parkimi në tokë në lagjjen “Pavarësia” Vlorë.
Sikurse rezulton, si dokument që vërteton pronësinë mbi truallin, është paraqitur dhe çertifikata për vërtetim pronësie nr.——- për pasurinë nr.—/—/- dt.—.–.—-. lëshuar nga A.SH.K.Vlorë e cila në referencë dhe të K.P.P. është rregjistruar sipas vendimit nr.—, datë —.–.—–., të Bashkisë Vlorë. Dokumenti që vërteton të drejtat pasurore të pronarit/ave që marrin pjesë në një zhvillim, përfshirë marrëveshjet nëpërmjet pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta, përbën një nga kushtet e përcaktuar në nenin 15/ gërma “b” e V.K.M. nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit”, të ndryshuar.

Në interpretim të kërkesave të ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin e territorit” të ndryshuar, si dhe V.K.M.-së nr.408 datë 13.05.2015. “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, parashikimeve të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Vlorë të miratuar me vendimin nr.1 datë 16.10.2017. të K.K.T-së, leja e ndërtimit dhe e zhvillimit për objektin, e nxjerrë mbi bazën e një dokumenti pronësie trualli të përftuar nga dokumenta të falsifikuar, nuk duhet të ishte lëshuar, pasi një pjesë e truallit në fakt është në pronësi ”shtet”.

Gjatë zhvillimit të punimeve, rezulton e provuar se më datë 02.07.2021. prej personit në hetim/ shoqërisë zhvilluese është shembur tërësisht godina në pronësi të shtetasit J.M, veprime këto të cilat dyshohen se janë kryer tej parashikimeve të lejes së ndërtimit, miratuar me vendim nr.508 datë 04.09.2020. të Bashkisë Vlorë.

Në funksion të hetimit paraprak për procedimin penal nr.1100 të vitit 2021 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.60-2022-1254, datë 07.07.2022. të Gjykatës së Apelit Vlorë, i cili ka ndryshuar vendimin nr.254 datë 19.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, është vendosur:

“Caktimin e masës së sigurimit “sekuestro preventive” për pasurinë :

– Objekti “godinë banimi dhe shërbimesh 1-3-6-7-8 kate me 1 kat parkimi nën tokë” në lagjjen “Pavarësia” rruga “Gjergj Araniti” Vlorë, i ndodhur në fazën e karabinasë, që po ndërtohet sipas “Lejes së zhvillimit”, Vendim nr.—- datë —.—.—–. i Bashkisë Vlorë, në emër të shtetasëve H.M. dhe V.M., si dhe “Leje ndërtimi”,Vendim nr.—– datë —.—.—–. Bashkia Vlorë, në emër të shtetasëve H.M. dhe V.M., me bashkëinvestitorë “B—— sh.p.k.”, V.M. dhe H.M.

Masa e sigurimit “sekuestro preventive” po ekzekutohet prej shërbimeve të policisë gjyqësore pranë D.V.P.Vlorë.

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë.

Vlorë, më 08.07.2022.

 

Fraksion.com