AktualitetPolitikëTë fundit

“Me urdhër të kujt i pranoni barbarët?”, Berisha: Rezoluta të ndalojë çdo turist rus që të shkelë në Shqipëri. I kanë duart me gjak nga Mariupol dhe Bucha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje qeverisë që të ndalojë hyrjen e turistëve rusë në vendin tonë, dhe se kjo sipas tij duhet të jetë dhe në rezolutë.

Nga foltorja e Kuvendit Berisha tha se si mund të pranohen turistët rusë në vendin tonë që kanë duart me gjak nga masakrat në Mariupol dhe Bucha.

“I pranoni këtu këta barbarë, po me urdhër të kujt i pranoni? Me urdhër të Vuçiç apo Lavrovit? (Serbët) Rezoluta duhet të ndalojë çdo turist rus që të shkelë në territorin e Shiqpërisë. Ju nga një anë nuk pranoni të refuzoni Vuçicicin.

Nga ana tjetër flisni për Ukrainën dhe pranoni xhelatët rusë që ju vinë nga Beogradi. Keni ju një marrëveshje të fshehtë turizmi për të pranuar vrasësit. A mund të pranohen ata që i kanë duart me gjak, që vijnë nga Mariupoli, Bucha? Prandaj dhe rezoluta për dënimin e gjenocidit është domosdoshmëri, por ju e keni me zemër të thyer. Amendamentet tona plotësojnë…lere se ti nuk je kryetare parlamenti. A mund të keni vullnetin…”, tha ai.

 

Fraksion.com