AktualitetBota+Të fundit

Boris Johnson pranon të japë dorëheqjen si lider i Konservatorëve

Boris Johnson do të tërhiqet si lider i Partisë Konservatore pasi humbi mbështetjen e ministrave dhe deputetëve të tij, shkruan BBC.

Një garë lidershipi konservator do të zhvillohet këtë verë dhe një kryeministër i ri do të jetë në vend për konferencën e partisë në tetor.

Ndërkohë, Johnson do të vazhdojë si kryeministër.

Ai ishte zotuar se do të “vazhdonte” pas një vale dorëheqjesh nga qeveria për udhëheqjen e tij.

Por, anëtarët e lartë të kabinetit të tij, duke përfshirë kancelarin e sapoemëruar Nadhim Zahawi, i kërkuan të tërhiqet.

 

Fraksion.com