AktualitetTë fundit

Si ruhen gëzhojat e sekuestruara në skenat e krimit? Nga ‘92, janë mbi 14 mijë’

Në ngjarjet kriminale ku autorë të ndryshëm kanë përdorur armë zjarri për plagosje, masakra atentate të zbuluara apo ende të pa zbardhura kriminalistët administrojnë përherë gëzhoja.

Këto gëzhoja mbyllen në një kasafortë metalike në një ambient të posaçëm ku dhe ruhen përgjithmonë. Nga 1992 deri në ditët e sotme në këtë ambient janë të administruara gëzhojat e 14 mijë ngjarjeve kriminale ku ka pasur të plagosur dhe të vrarë

“Gëzhojat e një vendngjarjeje janë këtu sepse ka shumë raste kur gjykata rihap çështjet e vjetra penale dhe kështu që duhen”- tha Niko brahimaj drejtor i Institutit të Policisë Shkencore, për top channel.

Sinkron Nikolin duro “Departamenti i balistikës mban volumin më të madh , ne kemi zhvilluar traseologjinë, shkenca që merret me gjurmët në kuptimin e mirë hetimor, këtu identifikohen edhe rastet kur janë prerë objekte, kemi patur rast ku ishin dëmtuar prona e dikujt duke I shkaktuar prerjen e pemëve dhe personi që preu pemët duke qenë se nuk kishe njohuri dhe nga mjeti prerës u identifikua “- tha  Nikolin Duro

“Përbehet nga nëntë sektore , në baze janë laboratorët e qarqeve, në të 12 drejtoritë ne i kemi këto nukle por mbi bazën e ristrukturimit ne pretendojmë ne të kalojmë me pesë laboratorë rajonalë “- tha Niko brahimaj drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.

Mbas këqyrjes së një skene krimi ku ekspertët mbledhin gëzhojat, balistika është vendi prej nga ku nuk jepet një përfundim shkencor i padiskutueshëm jo vetëm për çka është gjurmuar brenda shiritit “policia mos kalo””, por edhe për armët që sekuestrohen dhe që këqyrjen duke u krahasuar nëse janë përfolur apo jo në krime të mëparshme.

Çdo armë e bllokuar në brezin e një të dyshimti, të kërkuari apo e fshehur në banesë i nënshtrohet testit të qitjes për të kuptuar nëse nga kjo armë është kryer vrasje.

“Ky është piogoni i ujit për të marrë modelet dhe fshehur e për të krahasuar me rastet e tjera për armët e tjera që krahasohen me të gjitha armët që kemi regjistruar në kartotekë. Kjo armë që u mbani në dorë është gjetur në një ngjarje, do të krahasohen dhe nëse kanë qitur apo jo gëzhoja në ngjarje të tjera. Për këtë do bëhet qitje dhe do merret modeli për të parë nëse ka marrë pjesë apo jo në krime të tjera dhe nëse ka qitur gëzhoja “- tha Nikolin Dura

“Nuk ka ngjarje që nuk lë gjurmë, edhe në rastet kur përdoret eksploziv është e pamundur që të vijë e të thotë këtu provat janë zhdukur, ne në bashkëpunim me ndërkombëtarët ne bëjmë gjetjen e lëndëve plasëse dhe të autorëve sepse krim pa gjurmë nuk ka, varet nga niveli i ekspertit”- tha Niko Brahimaj.

 

Fraksion.com