AktualitetTë fundit

200 mijë lekë për një varr të parablerë, 8 të arrestuar, 4 në kërkim

Abuzimi me tokën publike për varre në Tiranë ka çuar në pranga 8 persona, ndërsa 4 prej tyre janë ende të shpallur në kërkim.

Ndër të arrestuarit është edhe përgjegjësi i sektorit të varrezave publike në bashkinë e Tiranës, si dhe një pjesë e stafit ndihmës të kësaj drejtorie.

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe disa sekserë.

Denoncimi është kryer nga bashkia e Tiranës dhe hetimi më pas është ndjekur nga Krimi Ekonomik dhe Prokuroria e kryeqytetit.

Burime për gazetarin e Report Tv, bëjnë të ditur se për shkak të mungesës së tokës për varre në varrezat e Tufinës dhe të Sharrës, qytetarët të ndryshëm paguanin një tarifë deri në 200 mijë lekë, për të parablerë varrin.

 

Fraksion.com