Shkoi të luftonte në Ukrainë, vritet nga raketat ruse modelja dhe snajperistja braziliane
Një modele dhe snajperiste e njohur braziliane është vrarë nga një sulm me raketa ruse në Ukrainë vetëm tre javë pasi ajo iu bashkua luftës kundër forcave të Putinit.
Thalito do Valle, 39 vjeçe, mori pjesë në misione humanitare në mbarë botën dhe më parë kishte luftuar kundër ISIS-it në Irak.
Ajo u vra javën e kaluar pasi një raketë goditi bunkerin e saj në Kharkiv, qyteti verilindor i cili i është nënshtruar bombardimeve intensive gjatë gjithë luftës. Sulmi vrau gjithashtu ish-ushtarin e ushtrisë braziliane, Douglas Burigo, 40 vjeç, i cili u kthye në bunker për të gjetur Thalitën.
Vëllai i Thalitës, Theo Rodrigo Viera, e përshkroi atë si një heroinë me një vokacion për të shpëtuar jetë dhe për të marrë pjesë në misione humanitare.
Fraksion.com