“Ribashkime të kujt?”. Beatrix Ramosaj komenton mbi Bora Zemanin dhe Donald Veshajn: Më vjen…!
Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother mjaft e përfolur, Beatrix Ramosaj, në një intervistë për “Ora Verore”, tha se ndihet më e frymëzuar se kurrë, ndërsa shtoi se po punon për projekte të reja.
Beatrix Ramosaj: Jam më e frymëzuar se kurrë, më e angazhuar se kurrë, projektet janë të shumta po punoj shumë. Jam e rrethuar me shumë dashuri, jo vetëm nga familja e miqtë por edhe nga publiku. Dua të veçojë mbështetësit e mi.
Ramosaj ekskluzivisht, ka komentuar dhe për ribashkimin e Bora Zemani dhe Donald Veshajt, duke thënë se i vjen mirë që ka ndodhur një gjë e tillë.
Feride Kuqi: Çfarë mendimi ke për ribashkimet e fundit që kanë ndodhur në showbizin shqiptar me disa personazhe?
Beatrix Ramosaj: Ribashkime të kujt?
Feride Kuqi: Po flitet gjithandej për Donald dhe Bora?
Beatrix Ramosaj: A shumë mirë gëzohem, më vjen mirë.
Fraksion.com