Pensionistët, pronarë të milionave? Kryemadhi: U është vjedhur identiteti dhe firma! SPAK të marrë në pyetje Ramën
SPAK duhet të marrë sa më parë në pyetje Edi Rama dhe jo të moshuarit në pronësi të të cilëve rezultojnë kompani miliona dollarëshe.
Kjo është thirrja e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e cila është shprehur sot se pensionistëve u është vjedhur identiteti dhe firma. Sipas saj ata nuk kanë pasur asnjë dijeni.
“Pensionistët që janë edhe të shqetësuar dhe duhet të mbrohen dhe nuk duhet të ndihen të kërcënuar. Sapo jam ndarë me djalin e Thanas Çanit, isha në një bisedë me të. Jo vetëm që nuk kanë dijeni, dhe nuk kanë firmosur kontrata të tilla por në vitin 2019 janë thirru nga krimi ekonomik në Tiranë për një faturë 300 mijë euro. Më 8 korrik të vitit 2019 e ka thirrur dhe ka marrë dijeni se zotëria nuk e dinte, nuk I kanë thënë që ishte administrator I kësaj firme apo që ka firmosur një kontratë. Nuk I kanë thënë asgjë.
Problemi tjetër që implikon dhe që duhet të hetohet është që të dy kontratat e z. Thanas Çani janë të panoterizuara. Firma nuk është e Thanas Çanit. Me gjeni një biznes që regjistrohet në QKR pa dokumente të noterizuara. Ka fatura pafund të Klodian Zotos në këto 24 kompani fiktive që kanë bërë evazion fiskal. Ne ende nuk e kemi dorëzuar padinë në SPAK për këtë çështje. Kjo bëhet për të çfokusuar vëmendjen. SPAK duhet të thërrasë Edi Ramën. Të moshuarve i është marrë karta e identitit, u është vjedhur dhe më pas janë kryer ato veprime”, tha Kryemadhi.
Fraksion.com