AktualitetEkonomiTë fundit

Doganat mbledhin rreth 1 miliard dollarë për 6-mujorin e parë

Të ardhurat nga doganat për 6-mujorin e parë të këtij viti janë realizuar në masën 103 miliardë lekë, nga 98,3 miliardë lekë të planifikuara.

Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Doganore, krahasuar me planin fillestar, janë realizuar më shumë rreth 10.7 miliardë lekë.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021 janë realizuar rreth 18.3 miliardë lekë më shumë.

“Duhet vlerësuar se gjashtëmujori janar-qershor 2022 ka realizmin më të lartë të çdo gjashtëmujori që prej vitit 2013, megjithëse i ndikuar nga situata e një krize të zgjatur”, bëri të ditur DPD. /j.p/

Fraksion.com