Life StyleTë fundit

A është egoist personi që ju po dilni në takim?

Shpesh nuk e kuptoni kollaj nëse po dilni me një person egoist në takim. Ju keni një pëlqim ndaj tij por si ta kuptoni që ai është apo jo egoist?

Më poshtë, gjeni disa nga shenjat:

Së pari, oraret e tij kanë shumë rëndësi.

Nëse një person kërkon që të dalë vetëm atëherë kur ai dëshiron dhe nuk pyet aspak për oraret e tua të lira, atëherë ai është një mashkull egoist.

Ai nuk vlerëson aspak kur ti gjen kohën e lirë për ta takuar atë.

Ai nuk interesohet se si ti e ke kaluar ditën.

Ju bëni më së tepërmi gjërat që ai pëlqen. Këtu i referohemi zgjedhjes së restorantit apo lokaleve nga ana e tij. Jo vetëm kaq por ai do të dojë që të zgjedhë cdo gjë që ai pëlqen.

Ai nuk i merr për bazë mendimet tuaja. Ky person bën sipas ‘kokës së tij’. Ai gjithashtu nënçmon nevojat tuaja.

Ju dëshironi që të flisni e ai t’ju dëgjojë. Mirëpo, gjërat e tij kanë më tepër rëndësi se sa nevojat apo dëshirat tuaja- sipas tij. Këtu kemi të bëjmë sërish me një tjetër shenjë të një mashkulli egoist.

Kështu që bëni kujdes kur dilni me dikë që mund të shfaqë sjellje egoiste ndaj jush dhe të mos t’ju bëjë të ndiheni e dëgjuar, e dëshiruar dhe e respektuar.

 

Fraksion.com