AktualitetTë fundit

49-vjeçari qëlloi me armë zjarri një të mitur

Është zbardhur ngjarja e një nate më parë në Shkodër, ku një 49-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të një grupi fëmijësh të moshave 13-15 vjeç.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se 49-vjeçari i identifikuar si Agron Mahmuti (Mehmeti), pas një konflikti për motive të dobëta në vendin e quajtur lagjja “Qemal Stafa”, ka goditur me qytën e pistoletës një të mitur 13-vjeçar.

Ky i fundit ishte edhe shënjestra e autorit, i cili qëlloi me armë në drejtim të tij, por fatmirësisht plumbi nuk e kapi të miturin.

Në vendin e ngjarjes u  gjet 1 gëzhojë, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

 

Fraksion.com