Të shtëna me armë zjarri në Radhimë, 1 i plagosur
Të shtëna me armë zjarri në Radhimë të Vlorës. Nga të dhënat e para raportohet për një person të plagosur.
Ngjarja sapo ka ndodhur, ndërsa policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.
Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
Fraksiohn.com