AktualitetBota+Të fundit

Putini nuk do ta urojë Biden për Ditën e Pavarësisë

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do t’i dërgojë urimet e tij homologut amerikan Joe Biden për Ditën e Pavarësisë këtë vit për shkak të politikës “jomiqësore” të vendit ndaj Rusisë, tha të hënën zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.

Këtë vit telegrami i urimit nuk do të dërgohet”, tha Peskov në një telefonatë me gazetarët.
“Kjo ka të bëjë me faktin se ky vit shënoi kulmin e një politike jomiqësore ndaj vendit tonë nga Shtetet e Bashkuara”, shtoi Peskov, duke thënë se “vështirë se mund të konsiderohet e përshtatshme” dërgimi i urimeve në këto kushte.

Putin dhe Biden nuk kishin folur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, konfirmoi Peskov gjatë një telefonate konferencë të enjten e kaluar.

 

Fraksion.com