AktualitetBota+Të fundit

Papa Françesku thotë se ai ende synon të vizitojë Rusinë dhe Ukrainën

Papa Françesku ka thënë se ai ende planifikon të vizitojë Rusinë dhe Ukrainën.

“Do të doja të shkoja, është e mundur që të arrij të shkoj në Ukrainë. Gjëja e parë është të shkoj në Rusi për të ndihmuar, por unë do të doja të shkoja në të dy kryeqytetet”, tha Papa Françesku në një intervistë ekskluzive për Reuters, e cila u regjistrua të shtunën.
Në intervistën e lëshuar të hënën, ai mohoi me vendosmëri zërat për një dorëheqje të mundshme për shkak të problemeve shëndetësore.

Papa, udhëtimi i të cilit në Afrikë të planifikuar për 2-7 korrik u anulua për shkak të problemeve me gjurin e tij, tha se po planifikon të udhëtojë në Kanada në fund të korrikut dhe pas kësaj, ai është i gatshëm të vizitojë Moskën dhe Kievin.

 

Fraksion.com