AktualitetPolitikëTë fundit

4 korriku, Rama uron Amerikën, komentuesit kryeministrin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot ditën më të rëndësishme në historinë e tyre, Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon këtë vit 246-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në 4 korrik të vitit 1776 delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan.

Kryeministri  shqiptar, Edi Rama ndërsa uron sot Amerikën, thekson edhe 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.

“Mirëmëngjesi dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korrikun e 100 vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Përpara vitit 1776, të 13 kolonitë i nënshtroheshin ligjit britanik dhe duhej të paguanin detyrime të larta për importin e mallrave si sheqeri, kafeja, çaji ose pijet alkoolike. Ky skenar krijoi një pakënaqësi në rritje për kurorën britanike, duke çuar në këtë ngjarje historike.

Festimi i 4 korrikut nderon nënshkrimin e Deklaratës Amerikane të Pavarësisë nga baballarët themelues të SHBA-së. Diplomati i njohur i shtetit, Thomas Jefferson së bashku me filozofin politik Benjamin Franklin ishin ndër emrat e shumtë që hoqën dorë nga sundimi britanik dhe i shpallën kolonitë e Amerikës së Veriut si shtete të lira.

Postimi i kryeministrit Rama:

Rama uron Amerikën, komentuesit kryeministrin!

Por në komente, të shumtë janë ato që urojnë Ramën, për ditëlindjen e tij./L.F-dritare.net

Rama uron Amerikën, komentuesit kryeministrin!

Rama uron Amerikën, komentuesit kryeministrin!

Fraksion.com