Rama: Presim finalizimin e testeve për naftën dhe gazin në Shpirag! Do jetë frymëmarrje për Shqipërinë
Ka nisur puna për ndërtimin e Parkut fotovoltaik të Karavastasë, parku më i madh i energjisë diellore në rajon, me kapacitet 140 MGË në një sipërfaqe 120 hektarë. Ndërtimi i parkut do të realizohet në bashkëpunim me liderin botëror në sektorin elektroenergjetik, kompaninë franceze Voltalia.
Kryeministri Edi Rama tha se po presin testet për sasinë e gazit dhe naftës në zonën e Shpiragut, do të jetë frymëmarrje për Shqipërinë.
“Mbrëmë firmosëm një marrëveshje me ENAGAS-in e Spanjës dhe presim finalizimin e testeve për sasinë e gazit dhe naftës së zbuluar në zonën e Shpiragut që nëse të gjitha do të shkojnë deri në fund, do të jetë një frymëmarrje, një bekim dhe dalja në një nivel tjetër e Shqipërisë”, tha Rama.
Fraksion.com