Kryeministri Edi Rama është pyetur se kur mendon që do të hapet konferenca e parë ndërqeveritare duke thënë se për të nuk ka shumë rëndësi për sa kohë që i kanë kryer detyrat e shtëpisë, gjë që e ka treguar edhe Komisioni Europian. Një koment e kishte edhe për opozitën, për të cilët thotë se i con shqiptarët në drejtim të paditur.
“Nuk e kam ndryshuar qëndrim dhe kam po atë masë buzëqeshje që kisha edhe kur situata ishte më e ngatërruar sesa duket që është sot. Ne do bëjmë tonën, se kur caktohen datat dhe kur merren vendimet nga ana e tyre, kjo është cështje e tyre. Ajo që për mua mbetet barometri objektiv i punës sonë është po ajo që ka qenë, pikëpamja e Komisionit Europian, është një autoritet me një kompetencë shumë më të madhe se të tjerët që bëjnë kompetentin lart e poshtë për të gjykuar cfarë është arritur e cfarë jo. Përsa kohë jemi në rregull me Komisionin Europian, jam shumë i qetë se e di atë që besoj se pak shqiptarë kanë mbetur pa mësuar se dëgjojnë pak të tjerë që duan t’i cojnë në drejtim të paditur se BE është një krijesë me tekat e veta, me hallët e veta. Më vjen shumë mirë që gjithë cfarë kemi bërë, sidomos në Bruksel, së bashku me kolegët nga Ballkani Perëndimor dhe posacërisht me kryeministrin e RMV dhe presidentin e Serbisë. Tani të shohim, mund të jetë nesër, pasnesër, pas një muaji, pas 10 vitesh, kjo për mua ka shumë pak rëndësi”, tha Rama.
Fraksion.com