AktualitetPolitikëTë fundit

“Mundësi që nuk duhet humbur”, Baerbock: Ballkani Perëndimor është afër zemrës sime

Edhe Gjermania ka mbështetur fuqimisht opsionin francez për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, me anë të një postimi në Twitter, e ka cilësuar këtë si një mundësi që nuk duhet humbur dhe se shfrytëzimi i kësaj mundësie është në interesin strategjik si për BE ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.

Postimi i Plotë:

Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës dhe afër zemrës sime. E ardhmja e tyre duhet të jetë në BE. Kompromisi i paraqitur nga Presidenca Franceze për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut është një mundësi që nuk duhet humbur. Shfrytëzimi i kësaj mundësie është në interesin kryesor strategjik si për BE ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Tani është koha për të ecur përpara.

 

Fraksion.com