AktualitetPolitikëTë fundit

“Merr fund tensioni i Braçes”; Parku fotovoltaik, Rama: Do investojmë edhe në zonën e Spitallës

Kryeministri Edi Rama ka thënë se me nisjen e punës për parkut fotovoltaik të Karavastasë, merr fund tensioni i Erion Braçes, të cilin e vlerëson për ndhmën që ka dhënë.

Ndërkohë do të vijojnë investimet për një tjetër park në zonën e Spitallës.

“Pas një pune të gjatë parapërgatitore për të hyrë në fazën përfundimtare që është e ndërtimit të parkut më të madh me energji diellore në rajonin e Ballkanit dhe më vjen shumë mirë që për rastësi, dje kam qenë së bashku me presidentin e Francës në Madrid dhe kemi folur për angazhimin e Voltalias në Shqipëri, edhe për vijimin e investimeve me parkun tjetër në zonën e Spitallës, i cili është në fazën përgatitore.

Më vjen mirë që këtu mbaron gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre dhe hyjmë në fazën e marrjes frymë të lehtësuar. Erioni meriton të gjithë respektin dhe falenderimet për këmbënguljen dhe për ndihmën që ka dhënë me autoritetet vendore për ta lehtësuar këtë proces”, tha Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com